14 Μαρ 2012

Bankat fituan 151 milionë dollarë në 2011-n - Κέρδη Αλβανικών Τραπεζών

Nga Shokut Artan Luani

 Απο τον Σύντροφο Artan Luani

Σύντροφοι Σοσιαλιστές Έλληνες . Εμείς τα καταφέραμε και το 2011 οι Τράπεζές μας είχαν το μεγαλύτερο κέρδος απο το 2007.
Η χώρα μας αποτελεί παραδειγμα προς μίμηση για εσάς και..
μάλιστα , είμαστε πρόθυμοι να βοηθήσουμε εσάς στην δύσκολη στιγμή σας .
Βοηθείστε τις Τράπεζές σας να σταθούν όρθιες , όποιο κόστος και να έχει σε εσάς και τις οικογένειες σας . Είναι το μέσο να ξεφύγετε απο την κρίση . Με λιγότερο μισθό , σύνταξη και επίδομα , μπορείτε να ζήσετε . Χωρίς τράπεζες όμως , χάνετε την Ευρωπαϊκή σας προοπτική .
Λιγότερα όπλα και λιγότερος εθνικισμός είναι η Λύση για την έξοδο απο την κρίση .  

Viti i shkuar ka qenë një periudhë me fitime të kënaqshme për bankat pavarësisht problemeve të hasura me kreditë e këqija. Të dhënat e ende të paudituara që publikon Shoqata e Bankave konfirmojnë një fitim të bankave prej rreth 15.1 miliardë lekë gjatë gjithë vitit të shkuar. Fitimi i bankave për vitin 2011, është më i lartë madje se edhe ai i katër viteve paraardhës, 2010, 2009, 2008 dhe 2007, periudha gjatë të cilave fitimet kanë variuar nga 10 deri në 12 miliardë lekë. Krahas kësaj, fitimi në fjalë është realizuar në një periudhë kur kreditë e këqija u rriten ndjeshëm, duke arritur në 18.8 për qind në fund të vitit.


Bankat janë prej më shumë se një viti “klientët” kryesorë të gjykatave nga të cilat kërkojnë lëshimin e urdhrave të ekzekutimit për kolateralin. Nga data 1 deri në mes të muajit shkurt, numri i kërkesave për lëshim urdhri ekzekutimi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, ishte 309. Ky është numri më i madh i kërkesave të tilla të realizuara brenda një periudhe të shkurtër, ç’ka pasqyron edhe problemin me kthimin e kredive. Sistemi bankar vendas përbëhet nga 16 banka, të cilat numërojnë më shumë se 6 400 punonjës në të gjithë vendin.


Tre mujori i fundit i vitit 2011 ka rezultuar me të ardhura më të mira në sistemin bankar krahasuar me tre mujorin e dytë apo atë të tretë. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2011, bankat deklarojnë se fituan rreth 4 miliardë lekë, në periudhën korrik-shtator fituan rreth 3.7 miliardë lekë, kurse në tre mujorin e dytë fitimi i deklaruar ishte rreth 2.9 miliardë lekë.

Pavarësisht fitimeve të realizuara gjatë vitit të shkuar por edhe rritjes së numrit të filialeve, bankat e mbyllën tre mujorin e fundit të vitit 2011 me më pak punonjës krahasuar me tre mujorin paraardhës. Të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave për ecurinë e sistemit bankar gjatë vitit të shkuar, pasqyrojnë ulje të numrit të punonjësve nga sistemi bankar në tre muajt e fundit, por edhe rritje të numrit të filialeve. Duket se bankat nuk i janë kursyer investimeve në drejtim të hapjes së filialeve të reja, ndërsa i kanë ngarkuar më shumë punë punonjësve të tyre në detyrë.

Sipas të dhënave të ofruara, bankat numëronin rreth 6 400 punonjës në fund të vitit, ndërsa në fund të periudhës korrik-shtator, e cila përkon me tre mujorin e tretë, bankat numëronin rreth 6 580 punonjës. Sistemi bankar ndërkohë ka vijuar me zgjerimin e aktivitetit të tij duke hapur filiale të reja. Në fillim të vitit 2011 numëroheshin rreth 470 filiale. Shoqata e Bankave raporton se përgjatë gjithë vitit u hapën edhe 80 filiale të reja në të gjithë vendin.

--
Ανάρτηση Από τον/την Συνήγορος του Πα.Σο.Κ. στο " ΠΑ.ΣΟ.Κ ή Τέφρα " τη 3/14/2012 06:48:00 μμ 
 
Copyright © 2015 Taxalia Blog - Θεσσαλονίκη